
01/09 22:51
Edon Zhegrova do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit, me sulmuesin e Kosovës që do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me bardhezinjtë.
Pasi la aeroportin dhe u nis drejt zyrave të klubit, aty ku do të kryejë dhe vizitat mjekësore, Zhegrova u prit nga dhjetëra fansa, mes tyre dhe shqiptarë, të cilët kërkuan t’i uronin mirëseardhjen 26-vjeçarit.
Disa prej tyre i nxorën përpara edhe flamurin e UÇK-së, rë cilin Zhegrova e mori dhe e firmosi, teksa në sfond dëgjoheshin duke thënë: “Me këmbë të mbarë”.
Tashmë tifozët shqiptarë të Juventusit kanë një idhull të ri në skuadrën bardhezi, të cilin mezi presin ta shohin në fushë me ekipin e tyre të zemrës.
Top Channel