Video/ Mungon vetëm zyrtarizimi, ylli shqiptar zbarkon në Itali për të firmosur me Juventusin

01/09/2025 10:24

Edon Zhegrova do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit.

Pas akordit mes klubeve, ylli shqiptar i Kosovës ka zbarkuar në Torino në mënyrë që të kryejë vizitat mjekësore me klubin e më pas të prezantohet si blerja më e fundit e bardhezinjve.

Në rrjetet sociale janë postuar dhe pamje gjatë momentit kur Zhegrova ka zbarkuar në Itali, teksa niset për në zyrat e Juventusit.

Klubi i Lille do të arkëtojë 22 milionë euro nga shitja e 26-vjeçarit, ndërsa ai do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon.

Top Channel