Vera e vitit 2025, më e ngrohta e regjistruar ndonjëherë! Raporti i Zyrës Meteorologjike në Britaninë e Madhe

01/09/2025 18:04

Mbretëria e Bashkuar kaloi verën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, një fenomen që, sipas Zyrës Meteorologjike është bërë 70 herë më i mundshëm për shkak të ndryshimeve klimatike.

Kjo verë theu rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2018. Nxehtësia e vazhdueshme solli mungesa të mëdha uji në nivel kombëtar.

Të dhënat e reja paraprake tregojnë se temperaturat mesatare në Mbretërinë e Bashkuar, nga 1 qershori deri më 31 gusht 2025, ishin 16.10°C, shumë më të larta se rekordi i mëparshëm prej 15.76°C në vitin 2018.

Diferenca mund të duket e vogël, por si një mesatare tre mujore që përfshin temperaturat ditore dhe ato të natës është në fakt shumë domethënëse.

A ishte kjo verë më e nxehtë se ajo e vitit 1976?

Po. Kjo ishte vera më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë që nga viti 1884, dhe shumë më e nxehtë se vera e paharruar e vitit 1976, e cila tani renditet e gjashta në listë.

Dr. Mark McCarthy nga Met Office tha se kjo tregon se: “Ajo që dikur konsiderohej si ekstreme, tani po bëhet diçka e zakonshme në klimën tonë që po ndryshon”.

Top Channel