Transferimi i Guehi te Liverpuli drejt kolapsit, trajneri i Crystal Palace refuzon të japë dritën jeshile nëse nuk gjendet zëvendësuesi

01/09/2025 19:51

Transferimi i Marc Guehi nga Crystal Palace te Liverpool është në rrezik, ndërsa bisedimet midis qendërmbrojtësit dhe trajnerit Oliver Glasner vazhdojnë për një vendim përfundimtar.

Guehi përfundoi një pjesë të vizitave mjekësore në Londër, pasi u ra dakord për një tarifë prej 35 milionë paundësh për ta çuar 25-vjeçarin në Anfield, për një kontratë 5-vjeçare.

Por vështirësitë në gjetjen e një zëvendësuesi të përshtatshëm kanë rritur kundërshtimin e mëparshëm të Glasner ndaj shitjes së kapitenit të tij dhe një rezultat pritet pas diskutimeve midis palëve.

Glasner ka qenë i vendosur që Guehi nuk duhet të lejohet të largohet nëse nuk vjen një zëvëndësues i përshtatshëm.

 

Top Channel