
Fantazisti i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami mund të ketë rrugën e hapur drejt Serie A pas fundit të interesit të Sevillës, që ka nënshkruar tërësisht Alexis Sánchez nga Udinese në ditët e fundit të merkatos.
Bajrami gjendej poshtë në hierarkinë e Rangers nën drejtimin e Rusell Martin, duke kërkuar një transferim në orët e fundit të merkatos për të siguruar më shumë minuta loje.
Fillimisht, Sevilla dhe Udinese ishin të interesuar për shërbimet e tij, por pas arritjes me Sanchez, klubi spanjoll tërhoqi interesin për Bajramin, duke i hapur rrugë klubit italian për të shfrytëzuar rastin.
Tani Udinese duket të jetë destinacioni më i mundshëm për Bajramin, i cili mund të marrë një rol më të rëndësishëm dhe të zëvendësojë boshllëkun e lënë nga Sánchez. Ende mbetet të shihet nëse negociatat do të finalizohen në orët e fundit të merkatos, por perspektiva e transferimit duket e favorshme.
Top Channel