
Pas disa orësh të tëra qetësie, dy ishin marrëveshjet “last minute” që zikaltrit nisën në orët e para të pasdites, ardhja e Manuel Akanji, që ishte e sigurt që po largohej nga Manchester City dhe lëvizja tjetër ishte largimi i Benjamin Pavard, që ishte nën shënjestrën e Marsejës.
Sa i përket Akanjit, i cili pas mbylljes së opsionit Milan ditët e fundit pranoi transferimin te Interi, gjithçka është e mbyllur me City-n, zvicerani finalizoi transferimin në Itali në huazim, pasi Interi do të paguaj 1 milion euro menjëherë dhe ka të drejtën e blerjes për 15 milion që bëhet i detyrueshëm vetëm në rast se fitohet titulli kampion në Seria A.
Praktikisht i njëjti operacion po zhvillohet paralelisht për Pavard-in pasi zikaltrit janë drejt marrëveshjes me Marsejën për një huazim me pagesë prej 2 milionë eurosh dhe të drejtë blerjeje për 15 milionë, që do të kthehet në detyrim në varësi të paraqitjeve të lojtarit.
Një lëvizje e dyfishtë në mbrojtje, që nuk e ul moshën mesatare të repartit dhe kompenson vetëm pjesërisht një merkato që gjithsesi i ka zhgënjyer tifozët zikaltër, të cilët gjatë gjithë verës ëndërruan afrime të mëdha, si Lookman-it. Në vend të tyre kanë ardhur Diouf, i blerë në mes të gushtit, Bonny i zyrtarizuar në fillim të korrikut, braziliani Luis Henrique i marrë për Botërorin e Klubeve dhe Sucic, që iu sigurua firma që dimrin e kaluar dhe është interist që nga qershori.
Top Channel