
Në ditën e fundit të merkatos, klubet e Premier League po bëjnë përpjekje intensive për të kompletuar transferimet e tyre. Në orët e fundit para mbylljes, lëvizjet kryesore po përcaktojnë se si do të duket kampionati për këtë sezon.
Éderson kalon te Fenerbahçe, hapet rruga për Donnarummën
Portieri brazilian i Manchester City, Éderson, është shumë pranë transferimit te Fenerbahçe, me një marrëveshje verbale mes palëve. Shuma e transferimit pritet të jetë rreth 13–14 milionë euro, ndërsa janë dakordësuar edhe termat personalë me agjentin Jorge Mendes dhe drejtorin Devin Özek.
Ky transferim ka mundësuar kalimin e Gianluigi Donnarumma te Manchester City nga Paris Saint-Germain, i cili tashmë arrin marrëveshjen përfundimtare me “Qytetarët”.
Emi Martínez pranë Manchester United, orët e fundit për Sanchon
Portieri i Aston Villa, Emi Martínez, ka bërë të qartë dëshirën për t’iu bashkuar Manchester United, pas përfundimit të ndeshjeve dhe arritjes së termave personalë.
Negociatat mes klubeve vazhdojnë edhe për Jadon Sancho, i cili duhet të vendosë sot për të ardhmen e tij: ose të mbetet në Premier League, ose të transferohet në një klub jashtë Europës.
Liverpool transferon Isak, “The Reds” synojnë dhe Guehi
Liverpool ka dorëzuar ofertë zyrtare për Marc Guehi nga Crystal Palace, në vlerën e 35 milionë paund, pa shtesa. Qendërmbrojtësi anglez 25-vjeçar është i gatshëm të bashkohet me “The Reds” nëse palët arrijnë marrëveshje.
Kjo vjen vetëm pak orë pas transferimit të Isak te “The Reds” për 120 mln paund.
Chelsea rikthen Marc Guiu dhe shqyrton të ardhmen e Jackson
Chelsea ka arritur marrëveshje verbale me Sunderland për të rikthyer Marc Guiu nga huazimi, me efekt të menjëhershëm.
Klubi po shqyrton gjithashtu mundësinë e transferimit të një sulmuesi përpara mbylljes së merkatos, duke përfshirë Nicolas Jackson, ku nuk pranohet huazimi, por transferimi i përhershëm mbetet në diskutim.
Real Betis nënshkruan Antony nga Manchester United
Real Betis ka arritur marrëveshje me Manchester United për transferimin e përhershëm të Antony, me një paketë prej 25 milionë eurosh plus 50% të shitjes së ardhshme. Fillimisht klubi spanjoll kishte kërkuar vetëm huazim, por marrëveshja u finalizua për ditën e fundit të merkatos.
Top Channel