
Rasmus Hojlund dhe Eljif Elmas janë dy goditjet e Napolit në ditën e fundit të merkatos së verës.
Sulmuesi danez vjen nga Manchester United me një marrëveshje huazimi prej 6 milionë eurosh me një detyrim blerjeje prej 44 milionë eurosh nëse klubi kualifikohet për Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.
Napoli gjithashtu ka siguruar 5% në çdo transferim të ardhshëm. Marrëveshja përfshin një klauzolë riblerjeje prej 85 milionë eurosh. Pati një shqetësim të vogël në minutën e fundit në lidhje me marrëveshjen e të drejtave të imazhit, por çështja u zgjidh nga palët.
Ish-lojtari i Atalantës ka nënshkruar një kontratë me pagë prej 5 milionë eurosh plus bonus deri në vitin 2030, një rritje e konsiderueshme nga 3.5 milionë eurot që ai merrte në Premier League. Tani mbetet vetëm njoftimi zyrtar, nga “Azzurët” pas mesazhit të mirëseardhjes së presidentit De Laurentis në media sociale.
Ndërkohë, presidenti ka zyrtarizuar rikthimin e Eljif Elmas, një marrëveshje huazimi me vlerë 2 milionë euro plus 500,000 euro në bonuse, me një mundësi blerjeje për 17 milionë euro nga Leipzig.
Top Channel