E kryer/ Gundogan zyrtarisht lojtar i Galatasarayt, mesfushori legjendar i Cityt kthehet në vendin e origjinës

01/09/2025 22:07

Mbyllja e tregut të transferimeve solli një goditje të fundit pasi İlkay Gündoğan është larguar nga Manchester City pas një periudhe shumë të suksesshme dhe është gati të bashkohet me Galatasarayn.

Mesfushori 34-vjeçar gjermano-turk do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me një pagë neto prej rreth 5 milionë eurosh në sezon.

Ky transferim vjen gjatë një fillimi të vështirë në Premier League për “Qytetarët”, të cilët kanë humbur dy nga tre ndeshjet e tyre të para. Ndërsa Pep Guardiola vazhdon të kërkojë përgjigje për të stabilizuar ekipin, humbja e një lideri si Gündoğan është një pengesë e rëndësishme në mesfushë.

Edhe pse nuk kishte regjistruar asnjë minutë këtë sezon, Gündoğan ishte në stol në humbjen e fundit të City ndaj Brighton. Megjithatë, mundësia për t’u rikthyer në Turqi ishte e pa rezistueshme për veteranin, i cili mbetet i respektuar në të gjithë futbollin evropian.

Për Galatasarayn, transferimi i Gündoğan konsiderohet si një nga sukseset më të mëdha të verës. Gjigantët turq po kërkonin një nënshkrim të rëndësishëm për të forcuar skuadrën e tyre si për garat vendase ashtu edhe për kompeticionet europiane.

Mesfushori lë pas një trashëgimi legjendare te Manchester City, ku luajti 358 ndeshje, shënoi 65 gola dhe regjistroi 47 asiste. Gjatë tetë sezoneve, ai fitoi 14 trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve UEFA 2023 dhe pesë tituj të Premier League, duke “ratifikuar” vendin e tij si një nga lojtarët më të besuar të Guardiolës.

 

Top Channel