Dështon transferimi i Guehi tek Liverpul, mbrojtësi i kombëtares angleze futet në vitin e fundit të kontratës me Crystal Palace

01/09/2025 21:54

Lëvizja e fundit në merkaton më të shtrenjtë të transferimeve në histori ka dështuar.

Marc Guehi mbetet te Crystal Palace, pavarësisht se kontrata e tij skadon verën e ardhshme dhe dëshirës së tij për t’u larguar. Të dy klubet kishin arritur tashmë një marrëveshje për 40 milionë euro, kapiteni kishte kryer vizitat mjekësore në Londër me lejen e Palce.

Megjithatë, Eagles humbi Igorin, ish-lojtarin e Fiorentinës që supozohej të nënshkruanin me huazim nga Brighton, i cili në minutën e fundit zgjodhi West Ham. Kështu që ata e rishikuan marrëveshjen me Liverpoolin.

Të dy klubet i kishin dërguar Premier League dokumentet për të kaluar në “kohë shtesë”, duke u lejuar atyre dy orë shtesë për të përfunduar marrëveshjen pas afatit të orës 7 të mbrëmjes.

Palace dhe Liverpool folën përsëri, por në fund, Eagles vendosën të ndërpresin marrëveshjen, gjithashtu për të shmangur kompromentimin e marrëdhënies së tyre me trajnerin Glasner, i cili kishte kërkuar me zë të lartë që kapiteni të mos shitej.

Guehi përfundimisht mbetet lojtar i ekipit londinez.

 

Top Channel