Inside Story/ Tendera të dyshimtë dhe abuzime, kush janë aktorët që kontrollojnë miliona euro të mbetjeve spitalore
Profesori Përparim Kabo ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të shquar shqiptar, Dhimitër Anagnosti.
Ai e ka cilësuar Anagnostin si “fanari i madh i detit të filmit”.
Profesori thekson se me ndarjen nga jeta të tij është shuar një institucion i vërtetë i artit.
“U shuajt fanari i madh i detit të filmit, filozofi ynë i pelikulës Dhimitër Anagnosti. Sa fat që ishim bashkëkohës me të dhe shijuam artin e tij.” Komisari i Dritës”, ” Dueli i Heshtur”, ” Plagë të Vjetra”, “Në shtëpinë tonë”, “Malet me blerim mbuluar”, dhe më tej me kryevepra si “Lulë kuqet mbi mure”, “Përrall nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, ” Gurët e shtëpisë sime”, ” Gjoleka i biri i Abazit”. Mbeti skenar e më tej u kthye në roman një ngjarje shumë ineresante titulluar: “Koburja nga Europa”. Dhimitër Anagnosti ndërtonte figura filmike tejet organike, larg zbukurimeve si fiksion, kombinonte mrekullisht fizionominë dhe karakterin e artistit me tipologjine dhe tiparet e personazhit. Filmi tij refuzoi deklarimet sepse ai si rrall kush kombinoi imazhin me lojën, episodin, ngjarjet dhe tërësinë arkitektonike të filmit krejt organikisht.
U shuajt institucioni Dhimitër Anagnosti. Të përunjem me respekt për artin që na fale. Të falenderoj nga zemra për kohën e bisedave, telefonatave dhe mundësisë për një intervistim kur shkruajta shkrimin me titull: ” Të faleminderit Anagnosti ynë”. Çfarë boshllëku po lë pas ”Felini” ynë. Deti Jonë nga sot do jetë i trishtuar, malet e jugut diçka do murmurisin me erën, ullinjtë do heshtin këtë vjeshtë. Ndofta tani si shpirt engjëllor, brigjeve të tjera deteve të eterit, sheh gjemitë e Anagnostëve që u nisën deteve dhe s’u kthyhen më. Sa e dhimbshme do të jetë që tani e tutje Rozën, trëndafilin tënd të jetës që nga viti 1965 që e shihnim pranë jush, do e takojmë pa Ty, i paharruari, filozofi i kinematografisë shqiptare Dhimitër Anagnosti.
Me lot në sy të themi qofsh me dritën e pasosur!
Panteoni i të Mëdhenjve ju pret asaj bote të paqtë!
MIRENJOHJE, MIRENJOHJE, MIRENJOHJE!
P.Kabo. 1 shtator, 2025|”, ka shkruar Kabo.
Top Channel