Arrestohet adoleshenti në Britani, akuzohet për vrasjen e 25-vjeçares

01/09/2025 19:14

Një 18-vjeçar është arrestuar me dyshimin për vrasje, pasi më herët u raportua se një grua ra nga një pallat në Britaninë e Madhe.

Shërbimet e emergjencës morën njoftim për një grua kishte rënë nga ndërtesa në Cuckmere Lane, Southampton, rreth orës 14:40 të enjten e kaluar.

25-vjeçare u gjet me lëndime të rënda dhe vdiq në spital të premten.

I dyshuar për ngjarjen është adoleshenti nga Southampton, ndaj të cilit rëndon vepra penale e vrasjes. Megjithatë, policia vijon hetimet për ngjarjen.

Top Channel