Dalin pamjet e banesës në Orosh ku fshihen dy persona me rrezikshmëri dhe të armatosur rëndë, RENEA dhe dhjetëra forca policie rrethojnë zonën
Edon Zhegrova është shumë pranë një transferimi të bujshëm në Serie A.
Sulmuesi anësor i Kosovës ka arritur marrëveshje personale me Juventusin, ndërkohë që tratativat janë ende në vijim mes klubit torinez dhe Lille për gjetjen e akordit përfundimtar.
Por interesimi për Zhegrovën nuk ka ardhur vetëm nga Italia. Olympique Marseille ka tentuar më herët të sigurojë shërbimet e tij, por Lille ka refuzuar ofertën e klubit francez, duke preferuar të negociojë me Juventusin.
Nga Italia raportojnë se realizimi i transferimit varet aktualisht nga e ardhmja e Nico González, i cili është në bisedime për t’u larguar nga Juventusi drejt Atlético Madrid. Spanjollët janë të interesuar, por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare, ndërsa pritet dhe miratimi i regjistrimit të lojtarit nga La Liga.
Zhegrova, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij në Ligue 1, shihet nga Juventusi si përforcim ideal për krahun e djathtë të sulmit.
Top Channel