E rëndë në Korçë! Gjendet një person i pajetë në banesën e tij, dyshohet se ka vdekur disa muaj më parë

29/08/2025 11:44

Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë, teksa dyshohet se ka ndërruar jetë disa muaj më parë.

Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule mëson se kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë ndërsa viktima është gjetur i dekompozuar në banesën e tij në lagjen 4.

Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes, por viktima jetonte i vetëm dhe nuk kishte familjarë të tjerë.

Pritet të bëhet zbardhja e identitetit të personit dhe zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 4, është gjetur pa shenja jete (i dekompozuar), në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi P. S., 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut dhe kohës së humbjes të jetës dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Top Channel