Izolohet zjarri në fshatin Brate të Kukësit, flakët rrezikuan Malin e Gjallicës
28/08/2025 15:07
Izolohet zjarri që u aktivizua sot në fshatin Brate, që bën pjesë në njësinë administrative Bicaj të bashkisë Kukës.
Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të thepisur, duke vënë në gatishmëri të gjitha strukturat lokale.
Ekipet e zjarrfikëses dhe punonjës të njësisë administrative në terren, luftuan me mjetet e disponueshme për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit.
Zjarri iu afruan Malit të Gjallicës, i cili është pjesë e parkut natyror Korab-Koritnik, një zonë me rëndësi të veçantë mjedisore dhe biodiversitet të mbrojtur.
Top Channel