Shpërthen bombola në banesën e 85-vjeçarit në Belsh, i moshuari transportohet me urgjencë në spital
28/08/2025 10:48
Një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e një 85-vjeçari në fshatin Dëshiran, Belsh.
Për pasojë është lënduar i moshuari është transportuar me urgjencë në spital, për të marrë mjekim.
“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Dëshiran, Belsh, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. C., 85 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 85-vjeçari, i cili është transportuar në spital dhe po merr mjekim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel