
Qeveria ka gati një projektligj për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Kryeministri Edi Rama tha se ky është kapitulli më sfidues në rrugën drejt BE.
Sipas kreut të qeverisë do të ngrihet një Operator kombëtar për trajtimin e Mbetjeve.
“Duke nisur nga Bashkia e Lezhës që vazhdon të prijë me forcën e shembullit në pastërti, duke vazhduar me Shkodrën, Durrësin, Himarën dhe më tutje, gjërat kanë shkuar më mirë se sa vitin e shkuar. Ka një përmirësim inkurajues. Ne duhet të vazhdojmë me një ritëm ende më të lartë sa i përket reformave dhe masave ligjore në funksion të objektivit prioritar, kombëtar për anëtarësimin në BE në fund të kësaj dekade.
Dëshiroj që të gjithë pa përjashtim, në të gjitha nivelet dhe territorin që kanë një funksion publik, si të zgjedhur apo si nëpunës të shtetit të lidhur me të gjitha çështjet e mjedisit të vetëgjyqësohen se ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe rrugës për në BE.”, u shpreh Rama.
Top Channel