Konflikt mes të miturish në Rrëshen, dy kushërinjtë kërcënojnë dhe përndjekin 15-vjeçarin
28/08/2025 15:06
Dy kushërinj kanë kërcënuar dhe ndjekur një 15-vjeçar në Rrëshen.
Sipas uniformave blu, rasti është denoncuar nga babai i të miturit.
“Dje, ka kallëzuar shtetasi M. R., 60 vjeç, banues në Rrëshen, se shtetasi E. M., 20 vjeç dhe një shtetas 15 vjeç (kushërinj), kanë kanosur dhe përndjekur djalin e tij 15 vjeç. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel