“Do ta legalizoj unë”/ Policia ndalon të riun nga Tirana, i mori para 41-vjeçarit për të ‘ndërhyrë’ për pronën e tij

28/08/2025 12:03

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin Sh. S., 32 vjeç, banues në Tiranë dhe shpallën në kërkim shtetasin B. B., 41 vjeç, banues në Shkodër.

Policia bën me dije se dyshohet se shtetasi B. B. i ka dhënë 1500 euro shtetasit Sh. S., i cili i ka premtuar se nëpërmjet ndërhyrjes së tij te institucionet vendore, do të mundësonte legalizimin e një prone private në emër të nënës së shtetasit B. B., në lagjen “10 Korriku”, Shkodër.

Punohet për kapjen e shtetasit B. B.

Top Channel