Akuzohen për spiunazh/ Mediat kroate nxjerrin detaje, e dyshuara bashkëpunëtore e Radivojeviç, i përfshirë në sulmin e Banjskës! Çfarë diskutonin mes tyre

28/08/2025 20:27

Mediat kroate kanë publikuar të tjera detaje për dy shtetasin e arrestuar nën dyshime për spiunazh.

Sipas mediave kroate, Ana Murganiç e arrestuar në Kroaci bashkë me partnerin e saj, pilotin kroat J.I., kishte kontaktuar me një prej të dyshuarve për sulmin terrorist të Banjskës, Vladimir Radivojeviç të njohur si “Mami”.

Radivojeviçi është identifikuar edhe si pjesëtar i organizatës “Brigada e Veriut”, e shpallur terroriste nga qeveria e Kosovës, raporton korrespondentja e Top Channel, Leonita Bajrami.

Sipas mediave kroate, dyshohet se Murganiç e njihte nga fëmijëria Radivojeviçin dhe kishin kontaktuar përmes mesazheve edhe lidhur me sulmin e 25 shtatorit të vitit 2022 kur pjesëtarët e KFOR-it ishin sulmuar në Zubin Potok.

Mediat në Kroaci raportojnë se Murganiç i kishte shkruar “Mamit”: “Duhet ta ‘hekurosni’ sulmin ndaj KFOR-it me çdo kusht”.

Top Channel