Zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, Presidenti Begaj uron Dimal Bashën për detyrën e re
26/08/2025 12:08
Presidentit i Shqipërisë Bajram Begaj ka uruar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosja për marrjen e postit të ri, atë të kryetarit të Kuvendit, një proces i cili ka kaluar nëpër një ngërç të gjatë, pas dështimeve të vazhdueshme.
“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës!
Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, shprehet kreu i shtetit shqiptar.
Top Channel