
Emisioni “Për Shqiptarët” i cili transmetohet në Top Channel, i përgjigjet thirrjes për ndihmë të familjarëve të të dy motrave që humbën jetën në aksident në Sarandë, për kurimin e vëllait të tyre 7-vjeçar që vuan nga leuçemia.
Elvis Naçi ka përcjellë lajmin se do të jetë emisioni “Për Shqiptarët” dhe Fondacioni Firdeus ai që do të marrë përsipër kurimin e 7-vjeçarit.
“Shprehim ngushëllime për humbjen e dy vajzave. Për vëllain e vogël Fondacioni merr përsiper kurimin e tij. Kjo ngjarje me humbje kaq të madhe na preku të gjithëve.
Nga mediat u njohëm se vëllai i tyre vuan nga leucemia dhe i dërguam lajmin familjes se do të jemi në krah të tyre për shërimin e djalit të vogël sa më shpejt që të jetë e mundur. Zoti ua lehtësoftë këtë dhimbje kaq të madhe”, shprehet Elvis Naçi.
Top Channel