
Gjashtë muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, Parlamenti ka zgjedhur kryetarin e ri nga propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje.
Dimal Basha, i cili ka marrë në zgjedhjet e 9 shkurtit mandatin e tij të tretë si deputet, merr sot detyrën duke shmangur në këtë mënyrë edhe zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.
Ai u zgjodh në pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës me 73 vota, nga 120 deputetë që ka ky institucion.
47 vota ishin nga LVV, 16 PDK, 3 AAK dhe 1 Veton Berisha nga Partia Egjiptiane, si dhe 8 minoritetet e tjera.
Lëvizja Vetëvendosje doli nga zgjedhjet e përgjithshme me 48 deputetë dhe në të gjitha votimet e dështuara deri tani ka arritur në numrin 57 (përfshi edhe 9 deputetë nga minoritetet), ndërkohë që i duheshin të paktën 61 vota.
Në votimin e sotëm, një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën për një kohë të gjatë e ka drejtuar Hashim Thaçi, i ka dhënë votat e nevojshme Albin Kurtit për të zgjedhur Dimal Bashën e në këtë mënyrë për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.
Top Channel