I dehur në timon shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy motrat nga Delvina, arrestohet shoferi 23-vjeçar

25/08/2025 10:21

Është arrestuar shoferi 23-vjeçar Kevi Norra, i cili një ditë më parë shkaktoi aksidentin e rëndë në aksin Delvinë-Sarandë, me pasojë vdekjen e dy motrave të reja dhe plagosjen e një tjetër vajze që ndodhej në makinë me to.

Policia bën me dije se ai ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l.

Nga aksidenti i rëndë mbetën viktima Ela dhe Rezi Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe, ndërsa u plagos Antonela Zhupa, 24 vjeçe.

Top Channel