
Carlo Ancelotti, trajneri i Kombëtares së Brazilit, ka zbuluar listën e 23 lojtarëve të thirrur për ndeshjet e kualifikimeve për Botërorin 2026 kundër Kilit dhe Bolivisë.
Carlo Ancelotti, trajneri i Kombëtares së Brazilit, ka zbuluar listën e 23 lojtarëve të thirrur për ndeshjet e kualifikimeve për Botërorin 2026 kundër Kilit dhe Bolivisë.
Lista, e publikuar të hënën, ka sjellë disa fytyra të reja si Caio Henrique, Douglas Santos dhe Kaio Jorge.
Një detaj që bie në sy është mungesa totale e lojtarëve të Real Madridit. As Vini Jr (i pezulluar për ndeshjen e parë) dhe as Rodrygo nuk janë në listë, duke hapur rrugë për emra të rinj, por mungon dhe Neymar, i cili duket se është lënë jashtë për shkak të një dëmtimi.
Në total, ka nëntë ndryshime krahasuar me listën e mëparshme: Caio Henrique, Douglas Santos, Fabricio Bruno, Gabriel Magalhães, Joelinton, Lucas Paquetá, João Pedro, Kaio Jorge dhe Luiz Henrique.
Lista e plotë e Brazilit:
Portierët: Alisson (Liverpool), Bento (Al-Nassr), Hugo Souza (Corinthians)
Mbrojtësit: Alexsandro Ribeiro (Lille), Fabrício Bruno (Cruzeiro), Gabriel Magalhães (Arsenal), Marquinhos (PSG)
Mbrojtësit anësorë: Alex Sandro (Flamengo), Caio Henrique (Monaco), Douglas Santos (Zenit), Vanderson (Monaco), Wesley (Roma)
Mesfushorët: Andrey Santos (Chelsea), Bruno Guimarães (Newcastle), Casemiro (Manchester United), Joelinton (Newcastle), Lucas Paquetá (West Ham)
Sulmuesit: Estêvão (Chelsea), Gabriel Martinelli (Arsenal), João Pedro (Chelsea), Kaio Jorge (Cruzeiro), Luiz Henrique (Zenit), Matheus Cunha (Manchester United), Raphinha (Barcelona), Richarlison (Tottenham)
Brazil tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës dhe do të ndeshet me Kilin, tashmë të eliminuar, më 4 shtator në Maracanã, dhe më pas me Bolivia, që lufton për një vend në play-off, më 9 shtator në Bolivi.
Top Channel