Shkëlqim Vokri, 56-vjeçari, banues në Dërmenas, Fier, u arrestua në Belgjikë pas një bashkëpunimi ndërkombëtar që mundësoi lokalizimin e tij.

Ai rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet holandeze dhe duhet të vuajë një dënim prej 686 ditësh burg, për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, në lidhje me transportin e 250 kg kokainë në Holandë.

Kapja u realizua falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale dhe bashkëpunimit ndërmjet strukturave policore dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Top Channel