
Me qindra besimtarë të krishterë, kanë nisur mbrëmjen e së shtunës festimet për ditën e Shën Kozmait.
Ata i janë drejtuar manastirit në Kolkondas të Libofshës ku dhe kanë nisur pelegrinazhin me besimin te fuqia mrekullibërëse e Shenjtorit Kozm.
Mëngjesin e sotëm mesha u mbajt nga kreu i kishës ortodokse, Kyrepeshkopi Joan Pelushi, përpos urimit në fjalën e tij ai dhe edhe një mesazh, që drita dhe mirësia të përhapet admire ndaj shënjtorëve nuk është i mjaftueshmë, sepse të gjithë ne duhet t’i imitojmë ata në sjellje dhe në vepra.
Në këtë datë të shënuar besimtarët luten të kenë shëndet dhe lumturi në familje.
Një pjesë e madhe e besimtarëve e kaluan natën në manastir, duke kryer të gjitha ritet fetare. Festa e Shën Kozmait është një ndër më të rëndësishme të besimit të krishterë në Myzeqe, për shenjtorin jo vetëm martir të besimit, por edhe të arsimit, duke dhënë një kontribut të veçantë në përhapjen e gjuhës shqipe
Top Channel