Plani i Izraelit për të rrafshuar Gazën, organizatat ndërkombëtare të ndihmave: Ofensiva do të jetë shkatërruese për civilët e prekur nga uria!

22/08/2025 13:56

Tre organizata të mëdha ndërkombëtare të ndihmës kanë lëshuar një paralajmërim urgjent lidhur me ofensivën e planifikuar të Izraelit në qytetin e Gazës.

Do të kishte pasoja të mëtejshme shkatërruese për civilët aty ku kushtet e urisë tashmë ekzistojnë”, thuhet në një deklaratë nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO), UNICEF, Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Agjencitë thanë se ishin “thellësisht të shqetësuara” për kërcënimet e qeverisë izraelite.

Uria duhet të ndalet me çdo kusht. Një armëpushim i menjëhershëm dhe përfundimi i konfliktit është thelbësor për të lejuar një përgjigje humanitare të papenguar dhe në shkallë të gjerë që mund të shpëtojë jetë”, thonë më tej agjencitë.

Top Channel