Pas takimit me Trump në Alaskë, Putin njofton se Moska është në bisedime me Uashingtonin për projekte të përbashkëta në Arktik

22/08/2025 22:59

Presidenti rus, Vladimir Putin tha sonte se Moska është në bisedime me Shtetet e Bashkuara rreth projekteve të përbashkëta në Arktik dhe Alaska.

Putin nuk dha detaje të mëtejshme.

Si Rusia ashtu edhe SHBA-ja thonë se shohin mundësi të mëdha ekonomike nëse mund të normalizojnë marrëdhëniet e tyre, të cilat kanë arritur pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ky njoftim vjen pas takimit takimit historik mes Trump dhe Putin në Alaskë të premten e javës së kaluar, ku dy liderët shprehën së ishte një takim pozitiv.

Top Channel