Krim brenda familjes shqiptare në Greqi/ Kryefamiljari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë
22/08/2025 11:11
Krim brenda familjes shqiptare në Volos të Greqisë.
Një krim brenda familjes është shënuar në zonë e Volosit në Greqinë qendrore mbas një sherri mes një çifti emigrantësh shqiptarë.
Burime policore thanë se në rrethana që ende nuk dihen, bashkëshorti 40 vjeç vrau me thikë bashkëshorten 36 vjeç dhe nënën e katër fëmijëve të tij dhe u largua nga banesa.
Policia në kërkim të autorit.
Top Channel