Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, në orët e pasdites mot me vranësira të pakta kryesisht në veri të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen në pjesën tjetër të vendit. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në veriperëndim – perëndim dhe pjesërisht në qendër (qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë) reshjet parashikohen të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët deri mesatar. Gradualisht pas orëve të mesditës reshjet e shiut humbasin intensitet, duke mbetur prezente të herëpashershme por me intensitet të ulët.

Në mbrëmje ndërprerje të reshjeve. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s. Deti – Valëzimi forcës 4-5 ballë.

Top Channel