
Drita ka arritur një fitore tepër të rëndësishme 2-1 në ndeshjen e parë kundër Differdange, e vlefshme për “Play Off”-in e parë të Conference League.
Sfida e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës nisi mjaft mirë për kampionët e Kosovës, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 30’ me anë të Debiqajt.
Barazimi momental erdhi në minutën e 65’ nga Buch, por 10 minuta nga fundi, Krasniqi kaloi sërish në avantazh ekipin e Zekerija Ramadanit, duke shndërruar në gol një 11-metërsh.
Gjërat u vështirësuan për miqtë në çastet e fundit të ndeshjes pas një kartoni të kuq të Mfoumou, i cili do të mungojë në ndeshjen e kthimit.
Ndeshja e dytë do të luhet pas një jave në Luksemburg, aty ku Dritës do t’i mjaftojë vetëm një barazim për kualifikimin historik në grupet e Conference League.
REZULTATI:
DRITA 2-1 DIFFERDANGE
Dabiqaj 30’, Krasniqi (P) 80’ / Buch 65’
Top Channel