Në mes të tensioneve me Perëndimin, Bjellorusia hap diskutimin për armatimin bërthamor të raketave të saj

21/08/2025 16:25

Bjellorusia po shqyrton mundësinë e pajisjes së sistemeve të saj të raketave me koka bërthamore.

Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i lartë i sigurisë në Minsk, në një kohë kur tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit vijojnë të rriten.

Minsku nuk posedon armë bërthamore, por strehon në territorin e tij armë taktike ruse, të cilat mbeten nën kontrollin e Kremlinit. Presidenti Aleksandër Lukashenko, në pushtet që prej vitit 1994 dhe aleat i ngushtë i Vladimir Putinit, deklaroi gjatë një takimi për prodhimin e armëve se Bjellorusia duhet të modernizojë kapacitetet e saj ushtarake.

Dinamika e kërcënimeve ushtarake dhe rritja e ndjeshme e shpenzimeve ushtarake nga fqinjët tanë perëndimorë na detyrojnë të forcojmë vazhdimisht aftësitë mbrojtëse të Bjellorusisë, Rusisë dhe bashkimit tonë”, citohet të ketë thënë Lukashenko për median shtetërore.

Deklaratat vijnë në të njëjtën ditë kur kreu i korporatës shtetërore bërthamore të Rusisë paralajmëroi se Moska duhet të forcojë mburojën e saj bërthamore përballë “kërcënimeve kolosale” që, sipas tij, po përballet vendi.

Top Channel