“Benz”-i përplaset me makinat e parkuara në Durrës, shoferi humbi kontrollin e mjetit
21/08/2025 07:41
Një aksident që përfshiu disa mjete ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Vllazërimi”, në lagjen 17, në Durrës.
Sipas burimeve, drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe u përplas me disa makina të parkuara buzë rrugës. Në këtë ngjarje rrugore u përfshinë edhe 5 automjete të tjera.
Nga aksidenti nuk raportohet të ketë persona të lënduar, ndërsa u shkaktua trafik i rënduar në këtë aks rrugor.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes që paraprakisht deklarohet se u shkaktua nga shpejtësia në drejtim.
Top Channel