Vijojnë kërkimet për thikën e përdorur në krim/ 25-vjeçari vrau në mes të lokalit në Divjakë bashkëfshatarin

20/08/2025 10:29

Thika e përdorur për vrasjen e 32-vjeçarit Besmir Kumria ende nuk është gjetur nga policia.

Dyshohet se autori e ka hedhur në një kanal dhe ‘blutë’ po punojnë për gjetjen e saj, sipas korrespodentit të Top Channel, Bledi Korreshi.

Xhesion Toromeni arriti t’ia mbathte pasi e qëlloi me thikë për vdekje, por u kap pas disa orësh.

Nga hetimet paraprake dyshohet se vrasja ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel