
Armando Dobra duket se e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri, duke tundur rrjetën për herë të dytë, në po kaq ndeshje radhazi.
Pas golit të shënuar kundër Bristol Rovers në fundjavë, 24-vjeçari shqiptar shënon sërish në kampionat, kësaj radhe kundër Gillingham.
Në minutën e 53’ të takimit, në një aksion të nisur nga ai vetë, Dobra arriti të finalizonte siç duhet brenda zonës, duke shkurtuar momentalisht shifrat.
Goal Town (Griggs) Dobra!!! … Gillingham 3 Chesterfield 1.. like if you’re a SPIREITE 🩵👇 pic.twitter.com/PXqsavtjaC
— The Football League Lads (@blinkudie) August 19, 2025
Gjithsesi, Chesterfield-i i tij u mposht 4-1, duke marrë kështu disfatën e parë këtë sezon në kampionat, pas tre fitoresh radhazi.
Ky është goli i dytë i Dobrës këtë sezon, i cili vazhdon t’i dërgojë sinjale Sylvinhos, për t’i treguar se mund të ketë një opsion të shtuar në majën e sulmit.
Top Channel