Tragjedia familjare në Napoli! Inspektori i policisë u vra nga djali i partneres së tij, konflikti nisi për një… papagall

20/08/2025 10:24

Një grindje e zakonshme familjare ka përfunduar tragjikisht të hënën në mbrëmje në Napoli, ku inspektori i policisë Ciro Luongo, 58 vjeç, u qëllua me thikë në zemër nga djali i partneres së tij, Roberto Marchese, 21 vjeç.

Sipas hetimeve, konflikti i gjatë mes dy personave u përshkallëzua pas ikjes së një papagalli, që besohet se shkaktoi grindjen fillestare. Policia zbuloi se djali i partneres së Luongos kishte lënë të hapur dritaren e ballkonit në dhomën e gjumit, duke lejuar që kafsha të ikte, gjë që ndezi tensionin.

Grindja mes të dyve eskaloi shpejt në fyerje dhe abuzime, për të kulmuar më pas me goditjen fatale të inspektorit me një thikë 30 centimetra, e mundësisht marrë nga kuzhina.

Pas krimit, Marchese u largua, por u gjet dhe u arrestua më vonë pas një marrjeje të gjatë në pyetje në stacionin e policisë së Napolit, si pjesë e hetimit të koordinuar nga zëvendësprokurori i Napolit Verior, Cesare Sirignano.

Policia siguroi dëshminë e djalit të viktimës, i cili së bashku me partnerin e tij ndihmoi hetuesit të rikonstruktonin ngjarjen dhe motivin e tragjedisë.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, duke shfaqur pasojat tragjike që një grindje e vogël mund të ketë kur përfshihet dhuna dhe mungesa e vetëkontrollit.

Top Channel