Shkaku i plagosjes me armë zjarri pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është një vend parkimi. 

Një person u qëllua me dy plumba në trup, kurse autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Toyota Yaris”.

Sipas burimeve policore të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se autori është shtetasi me inicialet A.L.. ndërsa i plagosuri është 28 vjeç.

Forcat e policisë ndodhen në terren dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

Postblloqe janë ngritur në rrugën që lidh Hamallajn me autostradën Durrës Tiranë, si dhe në këtë aks kombëtar drejt të cilit dyshohet se ka lëvizur autori pas krimit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta