
Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi goditi me gur në kokë një të ri.
Shtetasi me iniciale J.B., akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”. Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, pas mesnate, goditi me gur në kokë shtetasin me iniciale H.K., 20 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Plagosi rëndë, duke goditur me gur ne koke, një 20-vjeçar, për motive të dobëta, si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, pas mesnate, në lagjen nr.15, Durrës, ka goditur me gur, në kokë, shtetasin H. K., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Top Channel