Nën masën ‘arrest në shtëpi’ ofroi marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës një personi dhe i vodhi celularin, arrestohet 49-vjeçarja e shpallur në kërkim

20/08/2025 13:26

Është arrestuar pas dy ditësh 49-vjeçarja e shpallur në kërkim në Durrës.

Hetimet zbuluan se A. Hoxha, e cila ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, i kishte ofruar marrëdhënie seksuale një 44-vjeçari kundrejt pagesës. Ajo kishte bashkëpunuar edhe me 40-vjeçarin R. Lamnica, gjithashtu në masën arrest shtëpie, i cili i mori klientit 44-vjeçar, me dhunë, celularin dhe një shumë parash në banesë.

Materialet procedurale janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

Hoxha dhe Lamnica qenë arrestuar në prill të këtij viti pas denoncimit të një klienti se e shantazhonin përmes fotove intime për të përfituar më shumë para.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçarja e shpallur në kërkim 2 ditë më parë, në kuadër të operacionit të koduar “Last Threat”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe ndaluan shtetasen në kërkim A. H., 49 vjeçe, banuese në Durrës, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Prostitucioni” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Shtetasja A. H., ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari, dhe ka bashkëpunuar me një 40-vjeçar, i cili i mori me dhunë 44-vjeçarit, në banesë, celularin dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Top Channel