
Tre shqiptarët që humbën jetën në një aksident tragjik në autostradën Egnatia në Greqi u dogjën të gjallë brenda mjetit me të cilin udhëtonin.
Vetëm një grua arriti që të mbijetonte pas shpërthimit në flakë të makinës.
“Mund t’i dëgjonim të tre personat duke na lutur t’i nxirrnim jashtë. ‘Na nxirrni jashtë, na nxirrni jashtë’. Ata bërtisnin ‘ndihmë, na nxirrni jashtë, na shpëtoni’. Po digjeshin të gjallë. I pamë me sytë tanë dhe të tre ishin karbonizuar. Nuk mundëm t’i nxirrnim jashtë, ishin bllokuar”, tha dëshmtari për ANT1.
“Brenda një sekonde të shkurtër, makina mori flakë. Filloi të shpërthente. Zjarri vinte nga kamioni. Ishte i shpejtë.”
Viktimat e aksidentit tragjik me makinë janë Viktor Bushi 59-vjeçar, gruaja e tij 57-vjeçare, Marianka, dhe miku i tyre Klarenc Kacaj, 61-vjeç i cili ishte ulur në sediljen e pasagjerit.
Marianka ishte ulur në sediljen e pasme të makinës pranë gruas 49-vjeçare të Klarenc Kacaj.
Mardalena Kaçaj është e vetmja e mbijetuar pasi arriti të dilte nga makina që po digjej.
Të katërt po ktheheshin nga një dasmë në Xanthi, ndërsa në makinën e dytë që goditi kamioni udhëtonin vajza e Viktorit dhe Mariankës, dhëndri i tyre si edhe nipi e mbesa e viktimave, të moshës 4 dhe 6 vjeç.
Kur kamioni goditi makinën që drejtohej nga 59-vjeçari, ata më pas u përplasën me makinën në të cilën udhëtonin vajza e tij shtatzënë, bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët e tyre.
Top Channel