
Ndeshja e javës së parë të Kategorisë Superiore mes Teutës dhe Dinamos nuk do të zhvillohet sipas kalendarit fillestar.
Klubi durrsak ka pranuar kërkesën e “bluve” për shtyrjen e takimit, ndërsa vendimi është tashmë i zyrtarizuar nga FSHF.
Sipas axhendës së re, përballja do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”, më 5 shtator në orën 17:00. Arsyeja e ndryshimit lidhet me angazhimin e Dinamos në Europë, ku skuadra e trajnerit Ilir Daja po lufton për një vend në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, aty ku do të ndeshet me skuadrën e Jagiellonias.
Pjesëmarrja e Dinamos në “play-off” e bën këtë përballje të veçantë, pasi për herë të parë pas shumë vitesh, klubi kryeqytetas është kaq pranë rikthimit në arenën europiane, gjë që nuk ndodhte që nga Skënderbeu në vitin 2017.
Top Channel