
Rusia nisi sulmin e saj më të rëndë ajror ndaj Ukrainës që nga korriku, ndërsa Presidenti i SHBA-së Trump u takua me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë në Shtëpinë e Bardhë të hënën.
Forcat Ajrore Ukrainase thanë se Rusia lëshoi 270 dronë dhe 10 raketa gjatë natës, që është sulmi më i madh ajror ndaj Ukrainës që nga 31 korriku, shkruan CNN.
Katër raketa dhe 16 dronë kaluan nëpër mbrojtjen ajrore të Ukrainës, sipas një deklarate të forcave ajrore.
Sulmet ajrore të Rusisë vranë tetë persona dhe plagosën 54 të tjerë në të gjithë Ukrainën gjatë 24 orëve deri në mëngjesin e së martës.
Pesë persona u vranë nga sulmet ruse në qytetet pas vijave të frontit në rajonin e Donetskut , ndërsa tre u vranë dhe 33 u plagosën në sulmet ruse në qytetin e Zaporizhzhisë, sipas autoriteteve ushtarake në të dy rajonet.
Sulmet ruse plagosën gjithashtu civilë në Kharkiv, Kherson, Dnipropetrovsk dhe Nikopol.
Të paktën 1,471 familje dhe 119 biznese humbën energjinë elektrike të martën pasi Rusia nisi një “sulm masiv” në rajonin e Poltavas në verilindje të Ukrainës, tha të martën administratori ushtarak rajonal Volodymyr Kohut.
Top Channel