
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se u ka kërkuar këshilltarëve të tij ligjorë të hetojnë muzetë në Uashington, duke sugjeruar se do të ushtrojë presion mbi Institutin Smithsonian, ashtu siç është përpjekur të bëjë me kolegjet dhe universitetet.
“Smithsonian është jashtë kontrollit, ku e tëra çfarë flasin është se sa i tmerrshëm është vendi ynë, sa e keqe ishte skllavëria dhe sa të pakualifikuar ishin. Asgjë për suksesin, asgjë për inteligjencën, asgjë për të ardhmen”, shkroi presidenti i SHBA-së në një postim.
“I kam udhëzuar avokatët e mi që të kërkojnë në muze dhe të fillojnë saktësisht të njëjtin proces që u bë me kolegjet dhe universitetet, ku u bë përparim i jashtëzakonshëm”, shtoi ai.
Top Channel