Tronditëse në Napoli! Inspektori i policisë vritet me thikë nga djali i partneres së tij

19/08/2025 10:38

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Napolit, ku Ciro Luongo, një 58-vjeçar dhe inspektor policie në stacionin e Giuglianos, u vra me thikë në shtëpinë e tij.

Autoritetet thanë se vrasja dyshohet të ketë qenë e kryer nga Roberto Marchese, 21-vjeçar dhe djali i partneres së tij.

I riu u arratis pas ngjarjes, por karabinierët e gjetën dhe e arrestuan disa orë më vonë, duke e sjellë para drejtësisë.

Ende nuk është lëshuar një urdhër zyrtar arresti, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e sakta të vrasjes.

Top Channel