“Nuk jam e sigurt nëse i besoj Putinit”/ Ukrainasit më pak optimistë pas bisedimeve në Uashington: Veprimet, më të rëndësishme se fjalët

19/08/2025 12:49

Ukrainasit u zgjuan pak më optimistë sot pas bisedimeve në Uashington, të cilat duket se përforcuan mbështetjen evropiane dhe amerikane në garantimin e sigurisë së Ukrainës.

Bisedimet ishin vërtetë të rëndësishme për të ndaluar luftën. Dua që fëmijët e mi të jetojnë në paqe, por është pak herët”, shprehet Veronyka, banore e Kievit për BBC.

U bënë shumë premtime, përfshirë një takim të mundshëm trepalësh midis Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë, por prapëseprapë në Kiev, pak njerëz besojnë në qëllimet e presidenti rus, Vladimir Putin.

Mendoj se veprimet flasin më shumë se fjalët”, shprehet ajo duke iu referuar garancive të sigurisë dhe arritjen e paqes. “Shpresoj që gjërat të përmirësohen, por nuk jam e sigurt nëse i besoj Putinit”, shtoi më tej ajo.

Për disa analistë takimi i djeshëm ndryshoi rrënjësisht situatën, veçanërisht krahasuar me atë që ndodhi në Alaska.

Top Channel