Flamurtari i Vlorës ka dhënë sot sinjalin më të qartë se synon të jetë protagonist absolut në elitën e futbollit shqiptar.

Sipas raportimeve të gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen për transferimin përfundimtar të Alessandro Bolzan, sulmues i ardhur nga Cagliari në Serie A.

“Bolzan transferohet përfundimisht te Flamurtari, klub i kampionatit shqiptar. Një skaudër shumë ambicioze që synon të fitojë kampionatin”, shkruan Di Marzio në portalin e tij zyrtar.

Ky është një hap i madh për skuadrën vlonjate, e cila pas rikthimit në Superiore këtë sezon, po e tregon qartë se nuk dëshiron të mbetet thjesht një ekip kalimtar.

Top Channel