Fuqi digjitale në 2030! Diskutohet “Strategjia Kombëtare e Inteligjencës Artificiale”, përmirëson shërbimet publike

19/08/2025 15:12

Qeveria ka nxjerrë për konsultim paraprak përpara miratimit “Strategjisë Kombëtare te Inteligjencës Artificiale te Shqipërisë 2025-2030 dhe te Planit te Veprimit”.

Sipas projektvendimit përdorimi inteligjencës artificiale, shihet si një instrument thelbësor për transformimin digjital, inovacionin, rritjen ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Përmes konsultimit synohet pasja e një  vizioni kombëtar për zhvillimin dhe përdorimin etik, të sigurt dhe gjithëpërfshirës të inteligjencës artificiale.

Qeveria synon që deri në vitin 2030, Shqipëria të jetë një shoqëri e fuqizuar digjitalisht, ku inteligjenca artificiale përdoret si motor për rritjen e produktivitetit, ofrimin e shërbimeve publike cilësore dhe zhvillimin e sektorëve strategjikë si shëndetësia, arsimi, bujqësia, transporti, energjia dhe turizmi.

Përdorimi inteligjencës artificiale në vendin tonë do të zhvillohet në harmonizim me politikat dhe legjislacionin e BE-së, veçanërisht EU AI Act, duke siguruar një qasje të unifikuar për standardet e sigurisë, etikës dhe transparencës.

Efektet e pritshme të zbatimit të Strategjisë janë përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike.

Në të shkuarën kryeministri Edi Rama ka folur për bashkëpunimin me Mira Muratin në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptarë, me atë të BE për hapjen dhe mbylljen e kapitujve.

Ish-drejtoreshës së teknologjisë së kompanisë “Open AI”, Këshilli i Ministrave përmes Aktit Normativ miratuar në Maj 2025 i akordoi një  financimin prej 10 milionë dollarë për  kompaninë e re  ndërtuar prej saj në fushën e teknologjisë, ku  shqiptarja me origjinë nga Vlora  është një ndër themeluesit.

Kompania e Mira Muratit “Thinking Machines Lab” do të sjellë disa produkte për inteligjencën artificiale me synimin për t’i bërë sistemet e Intelegjencës Artificiale më të kuptueshme dhe të përdorshme për njerëzit.

Top Channel