
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasia vodhën një tabakino në Lezhë.
Ata u lokalizuan nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonin të largoheshin drejt Malit të Zi, me automjetin që kishin përdorur për të kryer vjedhjen.
Pas njoftimit të marrë dje, për vjedhje në një tabakino, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i 2 autorëve të dyshuar të vjedhjes, shtetasve:
A. S., 18 vjeç dhe T. I., 18 vjeç, të dy banues në Kosovë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, gjatë natës, kanë vjedhur produkte të ndryshme në një tabakino në aksin rrugor “Milot-Lezhë” dhe më pas kanë tentuar të largohen me automjet, drejt Malit të Zi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel