Takimi LIVE në Shtëpinë e Bardhë/ Trump nuk përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë

18/08/2025 19:38

Presidenti Donald Trump nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë për të ndihmuar në mbajtjen e një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

“Do t’ju njoftojmë ndoshta më vonë sot,” tha Trump.

Deklarata e tij për të lejuar praninë e trupave amerikane në tokën ukrainase mund të sjellë një ndryshim të madh, pasi Ukraina i konsideron garancitë e sigurisë si thelbësore për çdo marrëveshje të ardhshme paqeje me Rusinë.

Trump tha se Evropa do të udhëheqë në sigurimin e paqes, por se SHBA do të jetë e përfshirë.

“Ata janë vija e parë e mbrojtjes, sepse janë aty, në Evropë. Por ne do t’i ndihmojmë. Gjithashtu, ne do të jemi të përfshirë,” tha ai.

Trump u shpreh se nëse do të kishte një marrëveshje paqeje, ajo do të qëndronte.

“Mendoj se nëse arrijmë paqen, do të funksionojë. Nuk kam asnjë dyshim për këtë,” tha ai.

Top Channel